Të punosh në Gjermani - Puna dhe Titulli i Qëndrimit

Vende pune në Gjermani për profesionistë nga e gjithë bota

Gjermania është një vend i pëlqyer dhe tërheqës për emigracion, ku mungojnë profesionistë të kualifikuar. Ne ia kemi vënë vetes për detyrë të ndikojmë ndaj mungesës së punëtorëve të kualifikuar, duke u siguruar profesionistëve ndërkombëtarë një vend pune në Gjermani. Edhe për pengesat burokratike në rrugën për të jetuar dhe për të punuar në Gjermani, ne ofrojmë mbështetjen tonë.

Të aplikosh në Gjermani? Me ne është e lehtë!

Nëpërmjet platformës sonë të internetit, punëdhënësit në Gjermani mund të gjejnë dhe të kontaktojnë profesionistë ndërkombëtarë. Në këtë, aplikimi për profesionistët është veçanërisht e thjeshtë:

  • Pas regjistrimit tuaj në Employland, ju mund të plotësoni profilin tuaj personal dhe ta publikoni atë pa pagesë. Në formularët tanë online ne pyesim për gjithçka, që është e rëndësishme për kompanitë në Gjermani.
  • Me profilin tuaj personal do të gjendeni nga punëdhënësit në të gjithë Gjermaninë. Vetëm punëdhënësit e regjistruar në Employland mund të shohin plotësisht të gjitha të dhënat e profilit.
  • Kontakti i parë gjithmonë vjen në Employland nga punëdhënësi, prandaj një profil i paraqitur sa më i plotë është veçanërisht i rëndësishëm. Njoftime pune nga kompani nuk ka në Employland.

Ndërmjetësimi për një vend pune është gjithmonë pa pagesë për profesionistët; vetëm punëdhënësi paguan një tarifë.

Viza, leja e punës dhe njohja e kualifikimit

Në varësi të kombësisë dhe të vendit të banimit, aplikime të ndryshme u duhen parashtruar autoriteteve të ndryshme. Kjo mund të jetë për shembull aplikimi për një leje qendrimi apo edhe një procedurë për njohjen e një trajnimi profesional apo të një diplome universitare. Ne ju vijmë në ndihmë për këto. Si rregull, punëdhënësi juaj i ardhshëm do të paguajë shpenzimet që lindin nga procedurat.

Gjuha gjermane

Përveç kërkesave profesionale dhe ligjore, ju duhet të keni edhe njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane për të qenë në gjendje të punoni në Gjermani. Për disa profesione një certifikatë gjuhe është e domosdoshme, për të marrë një leje pune. Gjithashtu edhe për t´u përshtatur sa më shpejt në Gjermani, për të pasur një rreth miqsh dhe për të kaluar kohën tuaj të lirë në mënyrë aktive, aftësitë e mira të gjuhës gjermane janë të rëndësishme.

Sipas kërkesave të tregut gjerman të punës, ne ofrojmë platformën tonë vetëm në gjermanisht dhe në anglisht. Nëse keni vështirësi për të plotësuar fushat në profilin tuaj online, ne ju rekomandojmë me patjetër, që të kryeni një kurs të gjuhës gjermane.

Më poshtë në këtë faqe mund të gjeni, se cilat shkolla ofrojnë mësime të gjuhës gjermane në vendin tuaj mëmë. Ju lutemi të interesoheni direkt në shkollë, nëse ajo kryen provimet e nevojshme dhe nëse lëshon një çertifikatë që njihet nga autoritetet gjermane.

Këtu ju mund të mësoni gjermanisht:

Mëso gjermanisht online

Kurse të gjuhës gjermane në mbarë botën

Zgjidhni një vend për të gjetur kurse të gjermanishtes dhe provime të gjuhës gjermane në zonën tuaj.

Tiranë

Deutschzentrum Tirana
Do you know of a school with German courses or German tests that is not listed here?
Please let us know.